Nuk do të jetë e lehtë të përqëndrohen siç duhet. Arsenali është përballë një jave tepër të ngarkuar, edhe në Champions, edhe në Premier Ligë, dhe do të ndeshet me dy rivalë të fortë.
Këtë të martë, pret liderin e Bundesligës, Borusian e Dortmundit, në stadiumin “Emirejts” të Londrës, ndërsa të dielën do të presë po në shtëpi Mançester Sitin.
Trajneri Mikel Arteta gjithsesi nuk mundet që të kursejë energjitë e yjeve të tij.
Portieri Raja është mungesë, ashtu si edhe Saka e Zubimendi, dhe këta janë emra të rëndësishëm, ndonëse “topçinjtë” kanë stol të gjatë.
Kapiteni Odegard dhe lojtari I Anglisë, Deklan Rajs, do të vazhdojnë të kenë ngarkesë të madhe, ashtu si edhe Madueke.
Saliba shpreson të jetë titullar për herë të parë këtë sezon, ndërsa la pas dëmtimin.
Arsenali është në pozita të mira në Ligën e Kampionëve, me 10 pikë në 4 ndeshje, menjëherë pas të parëve si Paris SG apo Real Madrid, e synon ta vazhdojë këtë ecuri.
Fakti që është nënkampion I Europës vetvetiu e bën që të ketë ambicie tepër të mëdha.
Po Dortmundi?
Skuadra gjermane nuk është e atij niveli siç ka qenë me trajnerit Hicfeld apo Klop, por gjithsesi po përgatitet me moral të lartë.
Fundjavën e kaluar doli në krye të Bundesligës duke lënë prapa Bajernin, ndërsa në Champions nuk është aq keq, me tri fitore e vetëm një humbje.
Girasi dhe Çukvuemeka u kthyen në ekip pasi lanë pas dëmtimet, ndërsa Anton gjithashtu pritet të jetë gati.



