Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Amerika në krye të Tatimeve, Ilir Binaj në “Real Story”: Çfarë më bëri të kthehem

schedule20:12 - 23 Nëntor, 2026

schedule 20:12 - 23 Nëntor, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka folur për rikthimin e tij në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arsyet që e shtynë të merrte drejtimin e administratës tatimore, si dhe sfidat me të cilat përballet sistemi fiskal në vend.

Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Binaj u ndal te fenomeni i evazionit fiskal, duke theksuar se ai nuk lidhet vetëm me administratën tatimore, por edhe me kulturën e qytetarëve dhe raportin e tyre me shtetin.

Ai bëri të ditur se të ardhurat tatimore përbëjnë 27% të PBB-së, ndërsa numri i kontrolleve është ulur. Sipas Binajt, evazioni dhe korrupsioni krijojnë një rreth vicioz, pasojat e të cilit rëndojnë mbi administratën dhe vetë shtetin shqiptar.



“Dëshira për t’u kthyer në Shqipëri është gjithmonë për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë jashtë. Në vitin 2010, pasi mbarova studimet, u ktheva në Shqipëri, ku dhe punova për 10 vjet. Në kohën e pandemisë vendosëm të ktheheshim sërish në Amerikë, më shumë për dëshirën e fëmijëve për të studiuar atje.

Unë e kam sqaruar edhe në deklaratën time, ku më erdhi një deklaratë nga Ministri i Financave, Petrit Malaj ku më tha se e kishte parë CV-në time dhe më propozoi që të drejtoja Tatimet. Ishte një dëshirë shumë e madhe, më e madhe se ajo që bëja përditë në Amerikë.

 Çdo nëpunës i shtetit përballet me paragjykimet. Vërtet evazioni është një problem i Shqipërisë, por ai nuk lidhet vetëm me tatimet. Të ardhurat tatimore lidhen edhe pak me kulturën e njerëzve, si e përjetojnë njerëzit raportin me shtetin dhe detyrimet që kanë. Pas pandemisë dhe tërmetit, pati një qasje më liberale nga qeveria. Të ardhurat tatimore janë 27% e GDP-së.

Numri i kontrolleve tashmë është ulur. Fillon si evazion dhe përfundon më pas si korrupsion, është një rreth vicioz. Nuk marrin shumë denoncime. Ai që unë mendoj që është më i dëmtuar është administrata dhe vetë shteti shqiptar”, tha Binaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!