Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transportonin 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohen 3 persona në Elbasan

schedule14:01 - 21 Nëntor, 2026

schedule 14:01 - 21 Nëntor, 2026

Tre persona janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Tranzit 4”, pasi akuzohen për transportimin e paligjshëm të 9 emigrantëve të huaj.

Të arrestuarit janë tre të rinj, të moshave 25, 21 dhe 23 vjeç, banues në Korçë. Ata u kapën nga shërbimet e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në Elbasan, duke transportuar me dy automjete 9 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Sipas policisë, emigrantët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër në Korçë dhe po transportoheshin drejt pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe Morinës.



Policia tha se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!