Tirana gati për miqësoren e radhës, Egbo bën tre ndryshime në formacion

schedule12:17 - 11 Janar, 2020

schedule 12:17 - 11 Janar, 2020

Tirana vijon fazën përgatitore në Antalya të Turqisë dhe pak minuta më vonë do të zbresë në fushë për të zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore. E para u luajt ndaj Analyaspor me datë 8 janar dhe u mbyll me fitoren 2-1 të ekipit turk (Ngo’o shënoi golin e bardhebluve).

Sot përballë ekipit kryeqytetas do të jenë hungarezët e Mezokovesdi. Emanuel Egbo ka zgjedhur formacionin titullar për sfidën që nis në orën 13:00. Tre ndryshime ka bërë trajneri nigerian nga miqësorja e parë.

Hoxhallari, Halili dhe Muçi do e nisin ndeshjen nga pankina, ndërsa në vend të tyre do të aktivizohen Ismajlgeci, Ngo’o dhe Dionis Çekani. Ky i fundit ka qenë pjesë e Akademisë dhe do të aktivizohet në rolin e sulmuesit të djathtë.

4-2-3-1 është skema e Tiranës. Në portë do të luajë Edvan Bakaj, ndërsa mbrojtja do të formohet nga Muça dhe Vangjeli në qendër, Doka në krahun e djathtë dhe Ismajlgeci në të majtin.

Batha dhe Çelhaka janë dyshja e mesfushës, ndërsa krahët ofensivë do të formohen nga Çekani dhe Cale. Në majë të sulmit do të vendoset anglezi Ngo’o, i cili do të tentojë të gjejë golin e radhës në tokën turke. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!