Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komplot iranian për vrasjen e biznesmenit izraelit/ Greqi, dështon atentati. Arrestohen 5 të dyshuar në Athinë e Shkup

schedule12:18 - 18 Nëntor, 2026

schedule 12:18 - 18 Nëntor, 2026

Prezenca e Iranit në Ballkan po intensifikohet. Media greke Kathimerini njofton për një rrjet kriminal nga Shkupi, anëtarët e të cilit planifikonin të vrisnin një biznesmen grek me origjinë nga Irzaeli, me urdhër të Iranit.

Ngjarja u nxor në dritë nga një hetim i Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës në bashkëpunim me shërbimin homolog të Maqedonisë së Veriut.

Më 12 nëntor, katër anëtarë të rrjetit ( të dyshuar si shqiptarë të Maqedonisë) u arrestuan në qytetin e Shkupit dhe në Kumanovë, ndërsa një tjetër i shpëtoi arrestimit dhe është ende në kërkim.



Anëtari i gjashtë i rrjetit, një shtetas 30-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, u gjet dhe u arrestua në Greqi.

Të arrestuarit dyshohet se u rekrutuan nga një shtetas iranian i quajtur Entris Jahangiri Mavaneh.

Shtetasi Iranian sipas mediave greke ka kontakte me zyrtarë të inteligjencës iraniane dhe është ai që u tregoi bashkëpunëtorëve të tij nga Maqedonia e Veriut objektivin e sulmit terrorist, ndërsa është takuar me rrjetin kriminal në Iran dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një rol kyç i atribuohet një tjetër iraniani, “baronit” të drogës Naji Sharifi Zindaste.

Ai dyshohet se i ka siguruar bashkëpunëtorit të tij iranian rrjetin e kriminelëve nga Maqedonia e Veriut për të kryer misionin kundrejt pagesës.

Biznesmeni irzaelit në shënjestër është i njohur në shtetin grek për kompani të suksesseshme, ndërsa vitet e fundit e ka zgjeruar aktivitetin në prodhimin e pajisjeve ushtarake, duke bashkëpunuar me industrinë shtetërore të mbrojtjes të Izraelit.

Në operacionet e arrestimeve në qytetin e Shkupit dhe Kumanovës , u sekuestruan armë, municione, prova dixhitale (telefona, kompjuterë), si dhe një skicë me vendndodhjen e shënuar në të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!