Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Politika serbe nuk ka ndryshim për Prishtinën”/ Shala: Situata gjeopolitike duhet shfrytëzuar që Kosovës të mund t’i hapet rruga për njohje!

schedule21:10 - 17 Nëntor, 2026

schedule 21:10 - 17 Nëntor, 2026

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar situatën e sigurisë në rajon, zhvillimet në Serbi dhe raportet me Kosovën, në një kohë tensionesh të shtuara gjeopolitike.

Shala u shpreh se situata ndërkombëtare e sigurisë lë shumë për të dëshiruar, ndërsa paralajmëroi se zhvillimet në Ukrainë dhe justifikimi i territoreve të pushtuara nga Rusia mund të përbëjnë një sinjal shqetësues edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Situata e sigurisë sot lë shumë për të dëshiruar si edhe konfliktit në lindjen e mesme apo Europë. Rusia po arrin të justifikojë territoret e pushtuara dhe kjo është një ogur i keq. Dhe normalisht në këtë situatë do të ngrenë veshët edhe serbët. Pasi humbi zgjedhjet ishte presidenti i Serbisë ai që këndonte këngë patriotike…Por deri tani shenjat janë që nuk ka ndryshim me Kosovën. Kosovës ia kanë prerë edhe 5 shtete të tjera. Rendi dhe siguria në veri të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë në kushtet që është tani, sepse tani është më mirë. Para 7-8 vitesh nuk operonin dot forca policore në veri…Që ka 101 probleme Kurti këtë e themi, por në raport me veriun rendi nuk ka qenë asnjëherë si sot dhe u godit edhe krimi i organizuar…Edhe Serbia edhe Rusia shfrytëzojnë kanalet e krimit të organizuar. Pra sinjali i Spanjës është një sinjal i mirë….Sepse edhe Kosova për arsye gjeopolitike mund të hiqet edhe pengesa për njohje. Dhe mendoj që situata gjeopolitike duhet shfrytëzuar…”, tha ai.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!