“Xhihani” hedh në gjyq serialin “Fate të kryqëzuara'”

schedule08:55 - 11 Janar, 2020

schedule 08:55 - 11 Janar, 2020

Aktori turk Erkan Petekkaya u bë shumë i njohur në trevat shqiptare falë serialit “Fate të kryqëzuara”, ku luante krah aktores Nurgul Yesilçay. Ky serial ka qenë një ndër më të ndjekurit në TV Klan dhe historia e Xhihanit e Gylserenit i mbërtheu të gjithë para ekranit.

Mirëpo së fundmi Erkan Petekkaya i cili luante rolin e “Xhihanit” e ka hedhur në gjyq kompaninë e serialit “Endemol Medya Produksiyon” pasi nuk e ka paguar për 15 episodet e fundit, shkruan Xing.

Aktori e ka fituar gjyqin dhe gjykata ka vendosur që kompania duhet të paguajë të gjithë aktorët e serialit.