Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Provokacija” me këngën për Kosovën/ Deputetët e opozitës: T’i kërkojmë llogari Brukselit

schedule15:05 - 17 Nëntor, 2026

schedule 15:05 - 17 Nëntor, 2026

Kënga e luajtur në ceremoninë hapëse të forumit të zgjerimit të BE-së, të dielën mbërriti edhe në Kuvend. Opozitarët në Komisionin për Politikën e Jashtme kërkuan që vendi ynë të jetë më aktiv lidhur me këtë çështje dhe të kërkojë sqarime nga Bashkimi Europian, ndërsa në Bruksel Kosova nuk është e përfaqësuar. Por prej vetë BE-së është duke u pritur një përgjigje për këngën serbe.

“Që kjo të ndodhë në një aktivitet të organizuar nga BE, duhen kërkuar sqarime”, tha Haxhi Nasto.

“Presim përgjigje nga KE, por edhe t’i bashkohemi çdo qëndrimi që do të ketë Kosova”, tha Hasani.



Samiti i NATO-s, pavarësisht përgjigjeve zyrtare nga kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, sërish mendojnë të kundërtën.

“Pse nuk zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë? Dihej që nuk do të bëhej, lërini zbukurime e artificat”, tha Tritan Shehu.

Por kreu i Komisionit, Igli Hasani, tha se zgjedhja e takimit të radhës, kur ai do të vendoset për t’u mbajtur, do të jetë Tirana.

“Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, nuk është në diskutim dhe debat”, tha Igli Hasani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!