Italia ngre trofeun e Solidaritetit. Skuadra e veteranëve “axurrë”, e drejtuar nga Gianni De Biasi, mposhti në finale ekipin e Greqisë, falë një autogoli të Ilia Kotsios. Më parë Italia kishte mposhtur Shqipërinë me penallti, pasi 30 minutat ishin mbyllur 1-1.
Greqia në krahun tjetër mposhti në gjysmëfinale ekipin e Turqisë. Një penallti vendosi ndeshjen. Karagounis nuk gaboi dhe siguroi finalen për skuadrën e tij. Më pas ndeshja me Italinë ishte tjetër histori dhe “Axurrët” triumfuan. /abcnews.al