Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, dyshohet se është i qëllimshëm

schedule16:58 - 12 Nëntor, 2026

schedule 16:58 - 12 Nëntor, 2026

Një vatër zjarri është shfaqur në zonën pranë lagjes “Kushtrimi” në Vlorë, në afërsi të paraburgimit të qytetit. Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në zonat përreth.

Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar apo për dëme të shkaktuara. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të sqarohen.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!