Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Sarandë, makina përplas 31-vjeçarin egjiptian

schedule18:28 - 10 Nëntor, 2026

schedule 18:28 - 10 Nëntor, 2026

Një këmbësor është plagosur pasditen e kësaj të marte, pasi është përplasur nga një automjet në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë.

I dëmtuari është shtetasi Hysen Riad, 31 vjeç, me origjinë egjiptiane. Ai është transportuar drejt urgjencës së spitalit, ku po merr kujdes mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e qarkullimit rrugor dhe ambulanca. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!