Në kombëtare ka bërë edhe gabime, por mbetet vërtet i fortë. Etrit Berisha, edhe në moshën 37-vjeçare, është një emër ndër portierët në Europë dhe në botë, duke vazhduar me sukses karrierën.
Gardiani kuqezi ka vendosur rekordin e pathyeshmërisë së tij në futbollin profesionist, ndërsa luan në Superligën e Suedisë, me ekipin Heken. Pasi fitoi sezonin e kaluar Kupën suedeze, Berisha nisi një seri prej 7 ndeshjesh pa pësuar gol, dhe rekordi i tij personal tani është 686 minuta.
Për herë të fundit, pati pësuar në 29 gusht, kur Heken u mund në shtëpi nga Vesteras me shifrat 3-1. Pas asaj dite, ai nuk lejoi që të tundej rrjeta, dhe në ndeshjen e vetme që Heken pësoi gol, ai nuk luajti për shkak dëmtimi.
Sfidat radhazi në kampionatin suedez ishin ndaj GAIs-it barazuar 0-0, Kalmarit fituar 5-0 jashtë fushe, kundër Ërgrutes fituar 3-0 në shtëpi, ndaj Malmos në suksesin 1-0, pastaj përballë Degerforsit që u mund 4-0, Bromapojkarnës në barazim pa gola, dhe së fundi fitorja ndaj Goteborgut me shifrat minimale 1-0.
Berisha u detyrua të pranonte gol në minutën e 27-të të ndeshjes së kësaj fundjave, barazuar 2-2 në fushën e AIK-ut në Stokholm. Rekordi i portierit kuqezi është vetëm 122 minuta poshtë rekordit të të gjitha kohëve të ligës suedeze, që mbahet nga Hakan Svenson me 808 minuta, vendosur 26 vite më parë./abcnews.al


