Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

schedule16:56 - 7 Nëntor, 2026

schedule 16:56 - 7 Nëntor, 2026

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një rrjedhje gazi, ndërsa zjarri ka krijuar panik te banorët e pallatit.

Për shkak të situatës, është bërë evakuimi i banorëve. Disa prej tyre kanë shfaqur shenja asfiksie dhe lëndime dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!