Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketa antidhunë, gjoba 10 protestuesve/ Bllokuan rrugën, ndëshkohen me 5 mijë lekë

schedule11:20 - 7 Nëntor, 2026

schedule 11:20 - 7 Nëntor, 2026

Policia ka ndëshkuar gjobitur 10 protestues, të cilët bllokuar rrugët dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, për secilin prej tyre është plotësuar procesverbali përkatës për konstatimin e kundërvajtjes administrative, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.

Në njoftim bëhet me dije se personat në fjalë kanë vijuar të bllokojnë rrugën dhe të pengojnë lëvizjen e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve të Policisë përmes megafonit.



Masa administrative e vendosur për secilin prej 10 shtetasve është gjobë në vlerën 5 mijë lekë.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!