Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Wizz Air, më shumë fluturime në Rinas/ Zgjeron bazën në Tirane, 15 avionë në vitin 2027

schedule19:41 - 6 Nëntor, 2026

schedule 19:41 - 6 Nëntor, 2026

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri, duke shtuar avionin e 15-të në bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, nga vera e vitit 2027. Me këtë zgjerim, kompania synon të rrisë kapacitetin në 9 milionë vende për vitin e ardhshëm, 11% më shumë krahasuar me vitin 2026.

Që prej vitit 2017, Wizz Air ka transportuar mbi 27 milionë pasagjerë përmes Aeroportit të Tiranës. Vetëm gjatë vitit 2026, kompania pritet të transportojë mbi 7 milionë pasagjerë, duke lidhur kryeqytetin shqiptar me 62 destinacione në 20 shtete.

Krahas zgjerimit të flotës së kompanisë, një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim kanë luajtur edhe investimet e vazhdueshme të Kastrati Group në infrastrukturën aeroportuale në ndërtimin e vendparkimeve të reja për avionët, rinovimi dhe ndërtimi i rrugëve lidhëse, si dhe përmirësimi i terminalit.



Drejtori i Rrjetit për Rajonin Perëndimor në Wizz Air, Samuel Ferrera Falcon, theksoi angazhimin për zgjerimin e mëtejshëm të operimeve në Shqipëri.

“Vendosja e avionit tonë të 15-të në Tiranë, duke nisur nga vera e vitit 2027, është një moment historik dhe dëshmi e besimit tonë në potencialin afatgjatë të Shqipërisë. Që prej vitit 2017, Wizz Air është bërë kompania ajrore lider në vend, duke transportuar pasagjerë përmes 62 linjave drejt 20 shteteve.”, tha drejtori i Rrjetit për Rajonin Perëndimor në Wizz Air, Samuel Ferrera Falcon PANEL

Me 7 milionë pasagjerë të transportuar gjatë këtij viti dhe 9 milionë vende të ofruara për vitin 2027, 11% më shumë se në vitin 2026, do të vijojmë të zgjerojmë rrjetin tonë, duke krijuar më shumë mundësi udhëtimi dhe duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me Evropën. Shqipëria mbetet një treg strategjik për Wizz Air dhe jemi entuziastë për të vijuar rritjen tonë së bashku”.

Drejtori Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, e cilëson partneritetin me Wizz Air dhe Kastrati Group faktorë kryesorë të rritjes së aeroportit.

“Partneriteti me Wizz Air dhe investimet e vazhdueshme të Kastrati Group në infrastrukturën aeroportuale kanë mbështetur këtë rritje, duke zgjeruar kapacitetet operacionale dhe përmirësuar efikasitetin”, u shpreh drejtori Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi

Shtimi i avionit të 15-të të Wizz Air në vitin 2027 shënon një tjetër moment të rëndësishëm, duke e pozicionuar Tiranën si bazën e gjashtë më të madhe të kompanisë në rrjetin e saj”.
Samuel Ferrera Falcon theksoi potencialin turistik të Shqipërisë gjatë gjithë vitit dhe zgjerimin e fluturimeve.

“Shqipëria ka një potencial të madh turistik, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në dimër. Po zgjerojmë frekuencat në destinacionet më të kërkuara, me deri në 7 fluturime ditore drejt Milanos, si dhe më shumë fluturime drejt Hamburgut, Berlinit dhe Nurembergut”, theksoi Samuel Ferrera Falcon

Bashkëpunimi i ngushtë me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe Kastrati Group ka qenë thelbësor për rritjen tonë.

Italia mbetet tregu ynë kryesor për nga kapaciteti dhe, me zgjerimin e bazës sonë në Palermo, lidhja me Tiranën është një destinacion i rëndësishëm për rrjetin tonë”.

Avioni i 15-të do të jetë pjesë e bazës së Tiranës gjatë gjithë vitit, duke garantuar zgjerimin e operimeve të Wizz Air jo vetëm në sezonin veror, por edhe gjatë muajve të dimrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!