Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Wizz Air, dy destinacione të reja në Spanjë/ Fluturime direkte nga Tirana në Palma de Mallorca dhe Santander

schedule14:08 - 13 Maj, 2026

schedule 14:08 - 13 Maj, 2026

Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës prezantuan destinacionet më të reja drejt Spanjës, duke zgjeruar më tej lidhjet ajrore mes dy vendeve dhe mundësitë për turizëm gjatë gjithë vitit. Në një aktivitet të organizuar në Tiranë nga Turespaña, Wizz Air dhe TIA, operatorë turistikë diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit turistik dhe kulturor mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Kompania ajrore operon aktualisht fluturime direkte nga Tirana drejt disa prej qyteteve më të preferuara spanjolle, si Barcelona, Madridi, Valencia, Malaga, duke u ofruar udhëtarëve shqiptarë alternativa të shumta për pushime dhe eksplorim.

Së fundmi, rrjetit të destinacioneve të Wizz Air i janë shtuar edhe Palma de Mallorca dhe Santander, si alternativa të reja. Këshilltarja për Turizmin pranë Ambasadës së Spanjës në Shqipëri, Blanca Perez-Sauquillo, u shpreh se Spanja mbetet një destinacion me oferta të larmishme turistike



“Përmes këtij aktiviteti jemi të lumtur të prezantojmë disa nga destinacionet më tërheqëse të Spanjës për tregun shqiptar dhe të forcojmë më tej marrëdhëniet turistike mes Spanjës dhe Shqipërise”, tha ajo.
Ambasadori i Spanjës në Shqipëri Gabriel Cremades tha se zgjerim i i linjave ajrore ka sjelle rritje te turisteve mes dy vendeve

“Kemi rreth një qind mije vizitore spanjolle në Shqipëri, dhe rreth 40 000 nga Shqipëria drejt Spanjës. Jam shume i lumtur për këtë lidhje të ngushtë, pasi ndihmon edhe forcimin e marrëdhënieve me mes dy vendeve tona”, tha ambasadori.

Menaxherja e Komunikimit Korporativ në Wizz Air, Vera Jardan, tha se nëpërmjet fluturimeve direkte dhe tarifave te përballueshme synojnë ta bëjnë udhëtimin më të aksesueshëm

“Spanja mbetet një nga destinacionet më të preferuara për udhëtarët shqiptare. Përmes fluturimeve tona direkte dhe me tarifa të përballueshme, synojmë ta bëjmë udhëtimin më të aksesueshëm, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e turizmit dhe shkëmbimit kulturor mes dy vendeve”, theksoi menaxherja.

Drejtori Operacional i TIA-s, Piervittorio Farabbi, vlerësoi zgjerimin e lidhjeve ajrore me Spanjën

“Zgjerimi i vazhdueshëm i lidhjeve ajrore mes Tiranës dhe Spanjës reflekton kërkesën në rritje për udhëtime mes vendeve tona dhe nxjerr në pah rolin strategjik të aviacionit në zhvillimin ekonomik dhe turistik”, pohoi ai.

Zhvillimi i vazhdueshëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës është mundesuar nga investimet strategjike të grupit Kastrati, qe kanë kontribuar ne zgjerimin e infrastrukturës aeroportuale

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!