Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Indrit Tucin po e ndjekim, edhe Jasir Asanin”/ Maran: Të hënën, tifozët mund të ndjekin seancën stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”

schedule12:17 - 6 Nëntor, 2026

schedule 12:17 - 6 Nëntor, 2026

Trajneri i kombëtares, Rolando Maran deklaroi se Shqipëria i ka mundësitë për të qenë në krye të grupit në Nations League.

Në një konferencë për mediat, Maran u shpreh se Indrit Tuci është një lojtar i cili e ka vëmendjen e tij dhe nëse do jetë në formë, do thirret në kombëtare. Sipas italianit, e njëjta gjë vlen edhe për futbollistë të tjerë, si Jasir Asani.

Maran shtoi se tifozët mund të shohin të hënën seancën e plotë stërvitore të kuqezinjve në “Shtëpinë e Futbollit”.



“Presioni është ai lloj presioni pozitiv që të nxit të luash mirë. I kemi mundësitë të jemi në krye të grupit. Është presion pozitiv, na shërben të japim më të mirën e mundshme në ndeshje. Jam i apasionuar pas punës që bëj. Sa i përket Indrit Tucit, është lojtar që po e ndjekim. Sigurisht, është lojtar i mirë dhe më pëlqen. Kombëtarja ka nevojë për lojtarë që janë në formë të mirë dhe e ndihmojnë kombëtaren. Ne kemi dëshirë të kemi sa më shumë afrimitet edhe me tifozët. Të hënën do hapim portat për tifozët, që duan të shohin seancën stërvitore. Portat do të jenë të hapura për tifozët që duan seancën e plotë stërvitore në shtëpinë e futbollit. Sigurisht që janë në vëmendjen tonë, por kam dashur vazhdimësi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!