Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Veteranët me aksion përpara godinës së BE në Prishtinë

schedule17:04 - 5 Nëntor, 2026

schedule 17:04 - 5 Nëntor, 2026

Gjashtë vite nga arrestimi i katër ish-krerëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës ka organizuar një aksion simbolik përpara zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Në godinën e BE-së janë vendosur mbishkrimet: “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën!” dhe “Evropë, u bënë 6 vjet që po e tradhton besimin e Kosovës në drejtësinë tënde!”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se e kanë bërë këtë aksion për të shprehur mllefin dhe pakënaqësinë që kanë ndaj Gjykatës Speciale, të cilën ai e ka quajtur të padrejtë.



Veteranët kanë theksuar edhe njëherë se gjatë procesit nuk është faktuar asgjë për të cilën janë akuzuar krerët e UÇK-së.

Ata i janë drejtuar edhe Asociacionit të Komunave të Kosovës me kërkesën që kryetarët e komunave, së bashku me administratat komunale, të dalin para objekteve të komunave në të njëjtën orë, për të shprehur solidaritetin.

Aktiviteti kishte për synim të dëshmonte se qytetarët dhe organizatat e dala nga lufta nuk janë indiferentë ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Ata edhe njëherë kanë shprehur zhgënjim pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si të papranueshëm.

Edhe platforma “Liria ka emër” i është drejtuar Parlamentit Evropian me kërkesa, mes tyre edhe mbajtjen e një dëgjimi parlamentar nga Parlamenti, që ka të bëjë me respektimin e të drejtave themelore gjatë procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga ana e Dhomave të Specializuara.

Katër ish-krerët e UÇK-së, në shkallën e parë të gjykatës, janë dënuar me 81 vjet burgim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!