Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në Greqi për arsimin e lartë/ Më shumë fonde për mësuesit dhe institucionet shtetërore

schedule16:58 - 5 Nëntor, 2026

schedule 16:58 - 5 Nëntor, 2026

Studentët, nxënësit dhe mësuesit kanë dalë këtë të enjte në rrugët e Athinës dhe qyteteve të tjera të Greqisë, në një protestë mbarëkombëtare kundër kushteve në sistemin arsimor.

Protestuesit kërkojnë më shumë financim për shkollat dhe universitetet, përmirësimin e infrastrukturës dhe garantimin e arsimit publik falas.

Protesta kryesore u zhvillua në qendër të Athinës, ku qindra demonstrues marshuan me pankarta dhe flamuj, duke brohoritur slogane kundër politikave qeveritare në arsim. Sipas policisë greke, në tubimin e Athinës morën pjesë rreth 1200 persona.



Ndër kërkesat kryesore të protestuesve janë shtimi i fondeve për arsimin, riparimi i godinave shkollore në gjendje të amortizuar, plotësimi i vendeve vakante të mësuesve dhe reduktimi i numrit të nxënësve në klasa.

Në mbështetje të protestës janë rreshtuar edhe sindikatat e mësuesve, të cilat kanë organizuar një ndërprerje te punës.

Me pankarta dhe thirrje për më shumë investime në arsim, protestuesit kërkojnë që arsimi publik të jetë një e drejtë e garantuar dhe jo një barrë ekonomike për familjet.

Ndërkohë, protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Selanik, Patra dhe qytete të tjera greke.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!