Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pallati në Elbasan duhet të shembet. Instituti i Ndërtimit: Dëmtime të forta nga gazi dhe zjarri

schedule11:15 - 5 Nëntor, 2026

schedule 11:15 - 5 Nëntor, 2026

Ekspertët e Institutit të Ndërtimit kanë dalë në përfundimin që pallati në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, duhet të shembet.

Nga ekspertët, pallati është shpallur i rrezikshëm dhe i pabanueshëm.

Drejtoresha e Institutit të Ndërtimit, Persida Shkrepa deklaroi se dëmtimet që ka pësuar pallati, kanë qenë të forta nga goditja e gazit, por edhe nga zjarri.



“Ky është një objekt i ndërtuar në vitet ’70. Është objekt me një strukturë të një solete sap dhe tullë silikat. Dëmtimet që ka pësuar kanë qenë të forta nga goditja e gazit, por edhe nga dëmtimi i zjarrit. Objekti është i pabanueshëm, duhet të merren masa sa më shpejt për ta demoluar. Tek seksioni i dytë është i pabanueshëm nga asnjë banor. Tek seksioni i parë banorët duhet të shoqërohen nga forca zjarrfikëse”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!