Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngjarja në Elbasan, shefi i zjarrfikëses: Viktimat humbën jetën nga shpërthimi, jo nga zjarri

schedule11:01 - 5 Nëntor, 2026

schedule 11:01 - 5 Nëntor, 2026

Dy persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të një bombole gazi në një pallat në Elbasan, ndërsa disa banorë, mes tyre fëmijë dhe të moshuar, u evakuuan nga forcat zjarrfikëse.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Emirjon Sota, ka dhënë detaje mbi ndërhyrjen në vendngjarje, duke bërë me dije se flakët përfshinë katin e tretë dhe të katërt të ndërtesës, ndërsa për shkak të dëmtimit të shkallëve dhe bllokimit të hyrjes, evakuimi i banorëve u realizua edhe përmes autoshkallës.

Sota konfirmoi se dy viktimat u gjetën nën rrënoja dhe humbën jetën si pasojë e shpërthimit, jo nga zjarri.



“Menjëherë janë nisur mjetet zjarrfikëse së bashku me autoshkallën, të cilët pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë parë që zjarri ishte me përmasa të mëdha, duke përfshirë dy kate të pallatit, katin e tretë dhe të katërt. Menjëherë janë kërkuar forca shtesë edhe nga bashkitë e tjera. Në vendngjarje, që në momente e para ka qenë Policia e Shtetit, e cila ka vendosur perimetrin e sigurisë. Është filluar menjëherë me evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen te vatra e zjarrit. Janë evakuuar disa fëmijë dhe të moshuar, duke u vepruar nga të dy anët e pallatit me mjetet përkatëse.

Për shkak të dëmtimit të shkallëve të ndërtesës, është vepruar me autoshkallë nga pjesa ballore, nga unaza. Aty janë transportuar të gjithë personat që ndodheshin në katet e larta, në katin e katërt dhe në katin e pestë. Po të mos ishte kjo autoshkallë, nga lloji i zjarrit, shpërthimi i fuqishëm dhe bllokimi i hyrjes së pallatit, pasojat do të kishin qenë ndoshta edhe më katastrofike. Konfirmohet se dy trupat e viktimave që u gjetën brenda pallatit janë gjetur nën rrënoja dhe kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit, dhe jo nga zjarri.

Megjithatë respektin për median, Bashkia e Elbasanit disponon gjithsej tetë mjete: gjashtë mjete luftuese me pompë centrifugale, një autobot dhe një autoshkallës. Bashkia disponon të gjitha mjetet e nevojshme për situata të tilla. Nuk mund të hidhet poshtë puna e atyre punonjësve që sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetët e të tjerëve, dhe besoj se misionin e kryen. Përsa i takon videos së qarkulluar (që zgjat pak sekonda), është momenti i ngarkimit të presionit të ujit, pasi linja ishte pak e gjatë dhe ky është kapur në momentet fillestare.

Është lehtësisht e verifikueshme: dje janë prerë vetëm disa degë pemësh prapa pallatit. Nuk ka pasur mungesa në hyrjen e mjeteve, pasi është luftuar pothuajse nga të gjitha anët”, tha Sota.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!