Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kishte dalë për gjueti, 44-vjeçari vret nga pakujdesia 29-vjeçarin në Bulqizë

schedule15:01 - 4 Nëntor, 2026

schedule 15:01 - 4 Nëntor, 2026

Një 29-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Bulqizë, pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga një 44-vjeçar gjatë një gjuetie në pyllin e fshatit Fushë-Sopot.

“Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 44-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë. Arma e gjahut është sekuestruar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!