Sondazh

Dështimi i protestës:

  • Sali Berisha e shkatërroi atë. 43%
  • Protesta dështoi sepse nuk kishte përmbajtje. 35%
  • Trazirat disa mujore u sajuan nga “duar të huaja”. 22%
Loading ... Loading ...
 

Ibrahimaj: Nga 1 janari 2027, kufiri i pagës mbi të cilin aplikohet tatimi 23 përqind rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë

schedule12:25 - 4 Nëntor, 2026

schedule 12:25 - 4 Nëntor, 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se do të mbështeten profesionistët, duke ulur barrën tatimore mbi pagat.

Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Ibrahimaj u shpreh se nga 1 janari 2027, kufiri i pagës mbi të cilin aplikohet tatimi 23% rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë.

Sipas ministres,  32 mijë punonjës do të paguajnë më pak taksa dhe do të kenë një pagë neto më të lartë.



“Mbështesim profesionistët dhe punën e kualifikuar, duke ulur barrën tatimore mbi pagat! Nga 1 janari 2027, kufiri i pagës mbi të cilin aplikohet tatimi 23% rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë.  32 mijë punonjës do të paguajnë më pak taksa dhe do të kenë një pagë neto më të lartë.

Për një pagë 250 mijë lekë, kursimi do të jetë 5 mijë lekë në muaj. Një politikë fiskale që mbështet shtresën e mesme, vlerëson punën e kualifikuar dhe krijon kushte më të mira që profesionistët të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri”, deklaroi Ibrahimaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!