Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mema: Fitorja e demokratëve mund t’i lidhë duart Trump, rrezikohet ngërç politik në SHBA

schedule02:49 - 4 Nëntor, 2026

schedule 02:49 - 4 Nëntor, 2026

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, ka analizuar për ABC News pasojat që mund të ketë kontrolli i demokratëve mbi Kongresin amerikan.

Sipas tij, nëse demokratët marrin kontrollin e të dyja dhomave, administrata Trump mund të përballet me kufizime në buxhet, hetime ndaj rrethit të tij të ngushtë dhe pengesa në vendimmarrjen për politikën e jashtme, veçanërisht për çështjen e Iranit.

“Senati nuk ka rol shumë të madh lidhur me buxhetin. Trump është munduar të mbushë të gjithë gjykatësit me persona të MAGA-s, janë aty për 20-30 vitet e ardhshme dhe ndikon jo vetëm në cështjet gjyqësore pore dhe politike.
Dhoma e Përfaqësuesve kontrollon buxhetin dhe këtu mund t’I lidhen duar Trump. Nëse demokratët i kontrollojnë të dyja, do të kemi një lloj ngërci total.



E treta, cështja e hetimeve. Nuk mendoj se demokratët kanë dëshirë të bëjnë një hetim tjetër ndaj Trump, por mendoj ndaj rrethit të tij të ngushtë.

E fundit, cështja e politikës së jashtme sidomos me Iranin. Demokratët do i kërkojnë Trump ti kërkojë leje për sulme, dhe nuk do ia japin atë leje. Do ketë sulme të tmerrshme ndaj Iranit deri në janar të vitit të ardhshëm”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!