Analisti Bledar Kurti komentoi zhvillimet e zgjedhjeve në SHBA, në maratonën zgjedhore në ABC News, duke i cilësuar ato si një proces vendimtar, rezultatet e të cilit mbeten të paparashikueshme pavarësisht sondazheve.
Sipas tij, vëmendja kryesore është përqendruar në Michigan, ku ai parashikon një fitore të kandidatit republikan, ndërsa vlerëson se kandidati demokrat El-Sayed ka shfaqur dobësi që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
“Të gjithë sytë e botës po e ndjekin procesin, është një proces vendimtar dhe pse në gjysmën e mandatin. Është i rëndësishëm jo vetëm për fatin e SHBA, ndihet tensioni. Të gjitha janë të paqartë në rezultat, pavarësisht sondazheve.
Sytë janë më tepër të Micighan, kemi për herë të parë një kandidat që jo vetëm I përkes besimit islam, por një kandidat i ekstremit të majtë, për të cilin edhe vetë partia demokratike është distancuar. Procesi ishte i qetë, krahasuar me vitet më parë. Kishte vetëm truke politike si ai në Alaska, por procesi ishte i rregullt, dhe rezultatet priten së shpejti.
Në Michigan mendoj do ketë një fitore të partisë republikane, nuk e mendoj se do ketë një fitore të Elsaied, kishte disa pika të dobëta që tronditën opinionin. Ka treguar se nuk zotëron maturinë e duhur, mendoj se do fitojë kandidati i republikanëve” u shpreh ai.
Sa i takon kërcënimit të Trump me veto ndaj demokratëve, Kurti tha se është një deklaratë alla Trump. Ndër të tjera ai shtoi se votuesi amerikan është treguar largpamës.
“Senati do të vijojë të qëndrojë të jete republikan theksoi ai./abcnews.al


