Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pas Malit të Zi, Shqipëria më e avancuara për integrimin”/ Krisafi: RMV probleme me Bullgarinë, në Serbi qytetarët të ndarë

schedule17:38 - 3 Nëntor, 2026

schedule 17:38 - 3 Nëntor, 2026

Eksperti për zhvillimet ndërkombëtare, Ledion Krisafi thotë se Shqipëria, pas Malit të Zi, është më e avancuara në rajon lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Krisafi u shpreh se Maqedonia e Veriut ka probleme me bullgarët, lidhur me njohjen e pakicave bullgare.

Krisafi shtoi se në Serbi qytetarët janë të ndarë për integrimin në bllokun evropian.



“Problemi i Maqedonisë së Veriut është se mund të ketë bërë 26 ndryshime kushtetuese. Ndryshimi që duhet të bëjnë në kushtetutë, është njohja e pakicave bullgare. Në rastin e Maqedonisë së Veriut nuk besoj se do të ndryshojë ndonjë gjë të madh. Gjatë 30 viteve të fundit është munduar të gjejë identitetin e vet. Janë akoma në kërkim të identitetit. Kjo qeveri maqedonase, është shumë serbo file, edhe më shumë se ajo e Gruevskit. Kanë dashuri për Vuçiç dhe Beogradin. Secila palë sheh interesat e veta dhe rrugët e veta për integrimin. Patjetër, Mali i Zi është i pari në radhë, Shqipëria nuk ka probleme siç ka Maqedonia e Veriut dhe Serbia, dhe e ka në dorë pjesën e integrimit në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut ka probleme identiteti, mënyra si populli sheh veten e vet. Këto nuk zgjidhen me ndryshime kushtetuese. E shoh që kjo qeveri e ka të vështirë të ikë nga pushteti”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!