Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë dhënien e ndihmës financiare ushtarake për Izraelin në fund të këtij viti, pas një marrëveshjeje të arritur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Në një intervistë për emisionin “Fox & Friends” të Fox News, Trump u shpreh se Izraeli nuk ka më nevojë për mbështetjen financiare amerikane, duke theksuar se vendimi për ndërprerjen e pagesave ishte diskutuar dhe rënë dakord prej muajsh.
“Unë dhe Bibi Netanyahu kemi rënë dakord t’i japim Izraelit 4 miliardë dollarë në vit dhe po i ndalojmë. Kjo marrëveshje u bë muaj më parë”, deklaroi Trump.
Ai shtoi se, duke nisur nga fundi i këtij viti, Uashingtoni nuk do të kryejë më pagesa të rregullta për Izraelin, por la të hapur mundësinë e ndihmës në rast nevoje.
“Sigurisht, do ta ndihmojmë Izraelin nëse lind nevoja”, theksoi presidenti amerikan.
Trump komentoi gjithashtu kritikat e disa demokratëve dhe politikanëve të së majtës ndaj financimit amerikan për Izraelin, duke i cilësuar këto pagesa si një argument të përdorur në debatet politike në SHBA.


