Detaje te reja janë zbardhur në lidhje me grabitjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit.
Sipas burimeve për ABC News, autori i dyshuar i ngjarjes arriti të marrë rreth 60 mijë euro, në valuta të ndrsyhme përfshi lekë dhe dollarë në rreth 3 minuta.
Sipas kqyrjes së pamjeve filmike por edhe dëshmisë së punonjësve të bankës ku ndodhi grabitja.
Policia po heton disa pista në lidhje me ngjarjen, kjo për shkak se autori ka shkuar në sportelin ku ndodheshin të gjitha paratë. Kjo ka ngjallur dyshime nga ana e hetuesve që dyshojnë se mund të jenë të përfshirë edhe persona që punojnë ose kanë punuar më herët në bankën ku u krye grabitja, dhe dyshohet që ata mund të kenë ndihmuar autorin.
Po kqyren pamjet edhe për ditët e kaluara pasi dyshohet që autori ka vëzhguar lëvizjet në bamkë dhe ka pritur momentin që të ketë pak lëvizje.
Ndërkohë po verifikohet edhe pista që autori mund të ketë kryer edhe vjedhje të tjera të insitucioneve financiare, kjoi për shkak të skemës së njëjtë që është ndjekur edhe te grabitja e regjistruar një ditë më parë në Komunën e Parisit./abcnews.al


