Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Taksa e qarkullimit shkon te mjeti”, Ibrahimaj: Transporti publik, me mjete elektrike. Taskë e re për mjetet me targa të huaja!

schedule21:24 - 2 Nëntor, 2026

schedule 21:24 - 2 Nëntor, 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se masat fiskale të ndërmarra nga qeveria janë të balancuara, duke theksuar se ndryshimet në taksa synojnë të mos pengojnë investimet.

Ibrahimaj bëri të ditur se pjesa më e madhe e të ardhurave që lidhen me këtë taksë do të zhvendoset te rritja e taksës pranë DPSHTRR.

Ibrahimaj u ndal edhe te programi “Rilindja 2.0”, i cili parashikon zëvendësimin e mjeteve të transportit publik me automjete elektrike.



“Të gjitha masat fiskale që kemi ndërmarrë vijnë të balancuara: ulet diku dhe rritet diku tjetër, sepse nuk duam të ndalojmë investimet. Në rastin e heqjes së taksës së qarkullimit, pjesa më e madhe do të vendoset në rritjen e taksës së qarkullimit te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Është një masë që ne e kemi diskutuar. Janë rreth 5 miliardë lekë që futen nga buxheti i shtetit tek DPSHTRR për atë nivel takse, por ka ardhur momenti që ne ta zhvendosim këtë taksë. Ka një numër të madh makinash elektrike.

Para disa muajsh prezantuam Rilindjen 2.0, që parashikon zëvendësimin e mjeteve të transportit publik me mjete elektrike. Ka një fillim të kësaj nisme me një buxhet që kemi alokuar dhe kemi vënë në dispozicion, që nga akti normativ i mesit të vitit, me blerjen e disa autobusëve elektrikë për të transformuar transportin.

Heqja e taksës së qarkullimit do të ndikojë në përdorimin më pak të makinave.

Po punojmë për taksimin e makinave me targa të huaja, ku pagesa e taksës do të bëhet me hyrjen në kufi, me qëllim që të përdorin rrugët e vendit, ashtu siç bëhet në Zvicër.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!