Kryeministri Edi Rama thotë se administrata shqiptare është transformuar dhe për këtë ka fakte.
Në një komunikim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se janë shtuar shërbimet online, duke eleminuar sportelet, që sillnin burokraci.
Rama shtoi se nuk do të ketë më zvarritje të shërbimit të qytetarit.
“Transformimi i administratës shqiptare flet me fakte. Ne e kemi ndryshuar mënyrën si ofrohen shërbimet, kemi hequr sportelet e tmerrshme, ishin përcaktuese në jetën e përditshme të qytetarëve. Kemi investuar shumë në teknologji. Kemi ndërtuar një infrastrukturë digjitale që na ka vendosur në grupin më të përparuara të vendeve. Mund ta kesh shërbimin e sofistikuar digjital, por nëse pas atij shërbimi kërkesa e qytetarit zvarritet, atëherë, qytetari vijon të ketë problem serioz me shtetin. Me Besën, kemi synuar të ndryshojmë marrëdhënien e qytetarit me shërbimin, me pasqyrën forcojmë transparencën”, theksoi ai./abcnews.al


