Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Magjia “Muçi” mahnit Turqinë/ Ylli shqiptar shënon gol e jep asist në fitoren në Superligë

schedule12:31 - 2 Nëntor, 2026

schedule 12:31 - 2 Nëntor, 2026

Lavdet për të nuk kanë të mbaruar.

Mediat turke po I shterojnë superlativat për Ernest Muçin, ndërsa shqiptari vazhdon të shkëlqejë ndeshje pas ndeshjeje.

Pasi u cilësua “shefi I orkestrës”, dhe “numri 10 I vërtetë”, ylli ofensiv shqiptar pati epitete të tjera pozitive ndërsa shërbeu asist dhe shënoi gol, në një tjetër sfidë të Superligës së Turqisë.



Fillimisht, ai ndihmoi shokun e ekipit, Stefan Saviç që të kalonte Trabzonsporin në epërsi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, në sfidën e elitës në shtëpi ndaj Gaziantesporit.

Klasi I tij u shfaq edhe pas pushimit, kur shënoi sapo kishte kaluar një orë lojë.

“Recital I Muçit”, – shkruan “Foto Maç”, në titullin e madh për shqiptarin.

Ylli kuqezi u shpall lojtari më I mirë I ndeshjes nga tifozët e “sofaskorit”, ndonëse vetë kjo agjenci zgjodhi portierin e Trabzonit, Onana.

Për lojtarin e Shqipërisë janë 3 gola dhe 6 asistë në 9 ndeshje këtë sezon në Superligë, dhe vazhdon të jetë I pari në renditjen e pasimeve për gola.

“Duhet ta vazhdojmë këtë seri”, – ishin fjalët e tij pas duelit, ndërsa Trabzonspori është konfirmuar si pretendent për titull, madje edhe më shumë se vjet.

Pas 10 javësh kampionat në Turqi, në krye është Gallatasaraji kampion me 25 pikë, I ndjekur nga Amed me 23 dhe skuadra e Muçit me 22.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!