Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Antonelli është kampioni i botës/ Piloti i ri italian fiton titullin botëror në Formula 1

schedule11:33 - 2 Nëntor, 2026

schedule 11:33 - 2 Nëntor, 2026

I destinuar për lavdinë.

Formula 1 ka një kampion të ri, madje më të riun në histori, dhe kjo ndodhi 4 gara para përfundimit të sezonit.

I paracaktuari Kimi Antoneli e realizoi kryeveprën e tij në Çmimin e Madh të Meksikës, ku doli në podium, në vendin e tretë, dhe kjo ishte mjaft që të fitonte titullin.



Italiani është 20 vjeç e 68 ditë, ndërsa rekordi I mëparshëm ishte i Sebastian Fetelit në moshën 23 vjeç e 134 ditë, e më tej Hamilton, Alonso e Verstapen.

Piloti I Mercedesit u përgëzua nga skuadra dhe tifozët, ndërsa në ceremoninë e fitores doli në krah të Verstapenit, që fitoi në Meksikë, dhe Hamiltonit, që doli I dyti.

Shoqëri më të bukur nuk mund të gjente, me njërin 4 herë kampion të botës, e tjetrin shtatë herë.

Tashmë, Kimi do të synojë të hapë epokën e tij, për t’i ngjarë legjendave, siç janë edhe Fangio, Sena apo Shumaher.

Në Autodromin e Vëllezërve Rodrigez në Meksiko Siti pati dramë, dhe dy nisje të garës.

Po ashtu, aksidente dhe hyrje të makinës së sigurisë.

Antoneli nuk rrezikoi dhe thjesht ndoqi duelin mes Verstapenit e Hamiltonit, e anglezit I iku fitorja nga duart për shkak të përplasjeve me shokun e ekipit tek Ferrari, Lëklerk.

Kimi u bë I pari italian kampion I botës në Formula 1 që nga Alberto Askari në vitin e largët 1953.

Ai ka tani 380 pikë në krye të renditjes, 119 më shumë sesa katër herë kampioni I botës, Maks Verstapen në timonin e Red Bullit.

Edhe makina Mercedes kryeson bindshëm kampionatin e skuadrave, me 630 pikë, ndaj 504 të Ferrarit, me ekipet e tjerë që kanë mbetur shumë prapa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!