Forca të shumta policie kanë zbarkuar në manastirin e Këlcyrës pas informacionit për një pako të dyshuar me eksploziv. Pakoja e mbështjellë me leter natriban është parë pranë varrezave greke të Këlcyrës.
Nga informacionet paraprake mësohet se është shoqëruar për tu marrë në pyetje roja i varrezave. Sakaq është vendosur perimetri i sigurisë për të bërë shpërthimin e kontrolluar, raporton gazetari i abcnews.al Orgest Sako. Sipas tij, pritet të mbërrijnë ekspertë të xhenios nga Tirana.
Ndërkohë nga të dhënat e fundit mësohet se ka rezultuar fals lajmi për eksplozivin e shpërthyer.
Varrezat e ushtarëve grekë të Luftës italo-greke janë bërë shpesh “mollë sherri” dhe përplasjesh politike. /abcnews.al