Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha”, Meçe: Rama është komod kur i del Saliu përballë

schedule14:46 - 31 Tetor, 2026

schedule 14:46 - 31 Tetor, 2026

“Ditën që Berisha u ekspozua si personi që ishte pjesëmarrës organizator dhe furnizues i protestës studentore, pra u bë i dukshëm, ku mori përsipër shkatërrimin në Tiranë, nga ky moment protesta dështoi, mbaroi”, kështu u shpreh për ABC News analisti Arben Meçe, ndërsa komentoi zhvillimet e fundit nga protesta në Tiranë.

Meçe shtoi se edhe pritshmëria e protestave nga Berisha, do jetë gjithmonë e në rënie.

“Nëse Rama sot është komod, është pikërisht kur përballë i del Berisha me të gjitha format e tij të luftës politike që kanë vetëm dhunë, shkatërrim, antishqiptarizëm. Të gjitha këto janë të dënueshme nga ana e qytetarit. Rama është komod, Berisha do vijojë luftën e vet, dhe me të drejtë disa studentë i thonë se nuk jeni gjë tejtër vetëm se shuarësit e protestës nga ana e qeverisë” tha ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!