Silleni në fshat ta pushkatojmë vetë: Prindërit mohojnë djalin, akuzohet për vrasjen e Drita Saliajt

schedule10:52 - 10 Janar, 2020

schedule 10:52 - 10 Janar, 2020

Familjarët e Ervis Zotajt, të riut të akuzuar se bashkë me dy shokë të tjerë vrau Drita Saliajn kanë folur në dyert e gjykatës së Fierit duke mohuar djalin, ndërsa kanë kërkuar dënim maksimal për të.

Syrja dhe Violat Zotaj janë shprehur se nuk dinin asgjë për çfarë kishte bërë djali dhe se janë të tronditur nga ngjarja.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se ata e mohojnë Ervisin si djalin e tyre duke kërkuar që ta marrin dhe ta “pushkatojnë në mes të fshatit”.

“Shteti të marrë masa. Ose ta sjellë në Gjerbës të Mallkastrës ta pushkatojmë vetë. Policia ka ardhur tek shtëpia në orën 4 të mëngjesit. Më pyetën ku e ke djalin, i thash nuk e di.

Lexo edhe: VIDEO/ Nëna e autorit shpërthen në lot: Drita i ka dhënë gji Visit, më mirë të vriste mua

Djali ishte duke fjetur tek shtëpia e një kushëriri. Shkuan dhe e gjetën atje dhe e morën”, u shpreh Syrja Zoto, ndërsa Violeta tregon se ka patur raporte shumë të mira me viktimën, Drita Saliajn.

Violeta thotë se pas ngjarjes, Ervisi ishte i hutuar dhe nuk hante bukë.

“Ajo grua nuk ka faj, ishte shumë e mirë dhe shumë e ndershme. E kam patur shpirt. Ishte një njëri i mirë dhe nuk të ngacmonte. Atë djalë ta djegin me benzinë”, u shpreh ajo.

Drita Saliaj u vra natën e 5 janarit 2020, ku Ervis Zotaj, Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj kanë hyrë në shtëpinë e saj si miq dhe më pas e kanë sulmuar për t’i marrë paratë.

Pas ngjarjes ata e kanë hedhur trupin e saj në rezervuarin e fshatit. /abcnews.al