Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm kibernetik ndaj ‘Binance’/ Manaj: Gjithçka ndodhi për 20 minuta! Hakerat koreanë vodhën 6.3 miliardë dollarë

schedule16:34 - 30 Tetor, 2026

schedule 16:34 - 30 Tetor, 2026

Eksperti Kadri Manaj ka sqaruar se personat në Shqipëri që kanë llogari në platformën Binance nuk janë prekur nga sulmi kibernetik, pasi vlera e cenuar i përket portofolit të kompanisë.

Sulmi kibernetik, sipas tij, ka ndodhur brenda 20 minutash, kohë gjatë së cilës janë kryer veprimet e vjedhjes.

Ai bëri të ditur gjithashtu se janë rikuperuar rreth 1 miliard dollarë që kishin qenë të ngrirë në rrjet.



“Personat në Shqipëri që kanë llogari në Binance nuk janë prekur, pasi vlera e cenuar i përket portofolit të kompanisë. Inteligjenca artificiale ka bërë që sulmet kibernetike të realizohen shumë më lehtë se më parë. Tashmë mjafton një grup shumë i vogël personash që përdorin AI.

Bëhet fjalë për një sistem që është punuar për ditë dhe muaj për të arritur te kjo vlerë. Janë rikuperuar rreth 1 miliard dollarë që kanë qenë të ngrirë në rrjet. Sulmi ka ndodhur brenda 20 minutash, kohë gjatë së cilës janë kryer veprimet e vjedhjes. Hakerat që vodhën 6.3 miliardë dollarë në kripto janë të lidhura me Korenë e Veriut.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!