Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ IKMT-ja aksion në jug, shemb shtatë struktura të paligjshme

schedule13:27 - 30 Tetor, 2026

schedule 13:27 - 30 Tetor, 2026

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit një aksion në disa zona të bregdetit të Himarës, ku janë shembur njësi akomodimi dhe “beach bare”.

Sipas verifikimeve të kryera nga IKMT, objektet e shembura kanë rezultuar pa dokumentacionin përkatës të kërkuar nga ky institucion. Në disa raste janë konstatuar edhe shkelje të tjera, pasi strukturat ishin ndërtuar përtej hapësirës së lejuar në dokumentacionin përkatës.

Për këto arsye, ndërhyrja është realizuar me mjetet e IKMT-së, duke bërë të mundur shembjen e shtatë strukturave.



Mësohet se aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera përgjatë vijës bregdetare të Bashkisë Himarë.

Aktualisht, strukturat e IKMT-së po verifikojnë dokumentacionin e disa objekteve të tjera, ndërsa në varësi të rezultateve të kontrolleve pritet të ketë edhe ndërhyrje të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!