Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo afrohet me historinë/ Sulmuesi shënoi tre gola, afrohet me rekordin e 1 mijë realizimeve

schedule12:45 - 30 Tetor, 2026

schedule 12:45 - 30 Tetor, 2026

Cristiano Ronaldo ka bërë jo një, por tre hapa të tjerë për t’u afruar më shumë me historinë, pse jo pavdeksinë e tij futbollistike.

Sulmuesi portugez shënoi tre gola në ndeshjen e fundit me Al Nasser në Arabinë Saudite, duke shpejtuar nuërimin mbrapsht drejt rekordit të 1 mijë realizimeve në karrierën e tij.

Pas kësaj sfide, CR7 është ngjitur në kuotën e 985 golave, vetëm 15 larg primatit historik, që mund ta arrijë që në këtë sezon.



Ylli portugez i futbollit gjeti tre herë rrugën e rrjetës në fitoren 5-3 kundër Al Kholood. Më saktë e bëri katër herë, por sistemi VAR I prishi festën në nisje të pjesës së parë.

Pas pushimit, kur ndeshja ishte salduar në barazimin 2-2, Cristiano Ronaldo ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Ai shënoi dy gola të njëpasnjëshëm në vetëm gjashtë minuta, nga e 66-ta deri në të 72-ën, për të drejtuar vendasit drejt fitores.

Po vetë, në minutën e 81-të, plotësoi mbrëmjen e madhe personale dhe vulosi suksesin e Al Nassr që ngjitet në vendin e dytë të kampionatit saudit, me pikë të barabarta me kryesuesit e ligës.

Po ashtu, me tre golat e tij, Cristiano Ronaldo iu përgjigj zhurmës në rrjet, pasi ai fitoi trofeun e special të “Topit të Artë” të quajtur “BOAT”, si më i miri të gjitha kohërave. Ky ishte një çmim simbolik I votuar nga tifozët në adresën zyrtare të “France Football”, por për CR7, çdo vlerësim ka vlerë. Me një postim në rrjetet sociale pas ndeshjes, ai u shpreh se “futbolli është I tifozëve”, duke pritur me krenari trofeun e  fundit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!