Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

  • Të ikë Edi Rama 68%
  • Të ruajë shtetin dhe rrugën europiane të vendit 31%
  • Të bëjë kompromis me Berishën 1%
Loading ... Loading ...
 

Avokati: Berisha i shqetësuar nga Shehaj, Qori e Lapaj, po krijojnë terren në emër të opozitës

schedule08:50 - 30 Tetor, 2026

schedule 08:50 - 30 Tetor, 2026

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, ka analizuar retorikën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe zhvillimet e protestës, duke u ndalur te qëndrimet e aktorëve të ndryshëm opozitarë dhe studentëve.

Sipas Petraj, Berisha ka përdorur një gjuhë të ashpër që në nisje të protestës, ndërsa në skenën opozitare po shfaqen disa zëra dhe grupime që përfaqësojnë qëndrime të ndryshme.

Ai përmendi kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, Adriatik Lapajn, grupimin e njohur si “Flamingot”, si dhe studentët, duke theksuar se secili po krijon hapësirën e vet politike dhe kjo sipas tij e shqetëson Berishën.



“Berisha që nga fillimi i protestës, ka folur në mënyrë të ashpër. Shehaj po krijon një terren tjetër në emër të opozitës, Qori po tregon një terren tjetër në emër të opozitës, Lapaj po tregon një terren tjetër në emër të opozitës, Flamingot në anën tjetër dhe studentët në anën tjetër. Dialogu do të bëhet vetëm me pjesën e shëndoshë të studentëve. Ai e tha vetë që politikisht me këto parti nuk kam çfarë të konsumoj. Për pjesën e shëndoshë të studentëve po. Me aq protestues sa ka atje një drejtor komunale nuk e heq dot”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!