Liverpool dhe Manchester City siguruan kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Ligës Angleze.
Por deri te suksesi, të dyja skuadrave iu desh të vuanin shumë dhe të festonin vetëm pas goditjes së penalltive.
Të kuqtë morën biletën për në raundin tjetër të turneut, pasi kaluan një rival të madh si Chelsea.
Miqtë shënuan të parët me 11 metërshin e goditur saktë nga Morgan Rogers në minutën e 40-të.
Para pushimit, me të njëjtën mënyrë, Gakpo ktheu sërish ekuilibrat në shifra. Ato nuk ndryshuan deri në fundin e kohës së rregullt, ndërsa sipas rregullores kualifikimi u vendos direkt me penallti.
Nga pika e bardhë, futbollistët e Liverpool u treguan më të saktë, duke fituar 6-5 për të vazhduar rrugën në çerekfinalet e Kupës së Ligës.
Në raundin tjetër do të luajë edhe Manchester City, që po me penallti mundi Brighton, pasi kohe e rregullt në “Etihad Stadium” u mbyll në barazim 2-2.
Miqtë kaluan dy herë në epërsi me golat e Jalkoje dhe Ruter. Po në dy raste, të zotët e shtëpisë barazuan me realizimet e Kovacic dhe Vitor Reis.


