Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sërish një mesazh për dialog ndaj protestuesve, përmes një instalacioni simbolik të vendosur në shkallët para godinës së Kryeministrisë.
Në imazhin e publikuar, në qendër të vëmendjes është një strukturë guri me formë shumëkëndore, mbi të cilën janë vendosur letra me fjalë të ndryshme, mes tyre edhe fjala “DIALOG”, e shkruar me shkronja të mëdha.
Mesazhi vjen në një kohë kur dialogu mes qeverisë dhe protestuesve mbetet në fokus të zhvillimeve politike.


