Flamingot…..erdhën, vodhën, ikën.
Nuk është më sekret, se pas 13 tetorit, flamingot shtegtuan nga bulevardi. Ose më saktë, kryeflamingot.
Ikën fiks, ditën e nisjen e protestës së ashtuquajtur studentore, e cila përfundoi e dhunshme, por kur u larguan, iken bashkë me mijëra dollar të qytetarëve shqiptarë qe e mbeshteten protesten qytetare.
Nga një vëzhgim i ABC News, rezulton se gjatë muajit tetor, përpara mbylljes së protestës së flamingove, janë hapur një sërë GoFound Me nga figurat më publike të protestës, të cilat kanë mbledhur shuma monetare vullnetare nga qytetarë shqiptarë, kryesisht diaspora, dhe më pas janë larguar dhe nuk kanë qenë asnjë ditë në protestë prej 13 tetorit e deri më sot.
Duke nisur me kryeflamingon Gentian Progni.
Ka hapur një gofoundme, për të mbledhur para. Arriti të mbledhë një shumë modeste 2 mijë dollarë.
Një tjetër flamingo, Jurgen Shpërdhea, hapi një GoFoundMe më 3 tetor, duke mbledhur brenda 3 javësh, deri më sot rreth 6 mijë dollarë.
Ka patur dhe anonimë, si ky rast, një person me inicialet MT, ka kërkuar para për maska mbrojtëse kundër gazit, syze dhe doreza, ujë fiziologjik, Garza, fasho dhe material mjekësore, pajisje të ndihmës së parë dhe ujë të pijshëm. Arriti të mbledhë 10 mijë dollarë.
Por rasti më flagrant, është ai i dy të rinjtë emigrant, Jurgen Boduri dhe Estela Fjora, të cilët nga SHBA hapën një GoFoundMe, për të ndihmuar në kulmin e dhunës në Tiranë, protestuesit me maska dhe mjete të tjera.
Arritën të mbledhin 43 mijë dollarë brenda 10 ditësh.
Në dukje, këto kontribute mund të jenë përdorur për të mobilizuar protestuesit e dhunshëm në Tiranë. Por përçarja brenda flamingove tregon të kundërtën.
Mbeshtetes se protestes ne reagime publik, kanë bërë thirrje për të bojkotuar këto GoFoundME./abcnews.al


