Nuk është Kupa e Anglisë, por surprizat ndodhin edhe këtu.
Pikërisht në Kupën e Ligës, të quajtur Kupa Karabao për arsye sponsorizimi, futbolli anglez, por edhe ai botëror përjetuan një nga të papriturat më të mëdha të të gjitha kohëve.
Kampionia e vendit, Arsenal, njëkohësisht nënkampione e Europës në fuqi, u eliminua nga skuadra e kategorisë së tretë, Fletvud Taun.
Ishin pak më shumë se 5 000 tifozëve, në stadiumin e vogël të qytetit bregdetar, që çuditërisht mban emrin “Hajbëri”, ashtu si dikur stadiumi legjendar I “topçinjve”.
Vendasit shënuan të parët në 21’, ndërsa londinezët barazuan pas pushimit falë sulmuesit suedez, Viktor Gjëkeresh, në 50’.
Pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Arsenali mbeti me 10 lojtarë pasi 16-vjeçari Daumen u përjashtua me të kuq, pra për 35 minuta miqtë ishin në inferioritet numerik.
Ishin penalltitë ato që vendosën kualifikimin në raundin e katërt të Kupës së Ligës.
Natyrisht, kampionët e Anglisë patën epërsi të madhe me 26 gjuajtje e 7 në portë, ndërsa Flitvud arriti vetëm 3 gjuajtje, me dy në kuadrat.
E gjitha kjo, edhe pse trajneri Mikel Arteta kishte bërë rotacion tepër të fortë për shkak të ngarkesës së sezonit.
Në formacion ishin edhe 17-vjeçari Salmon, 18-vjeçari O’Nill, po ashtu edhe portieri i tretë Meslier, që nuk kishte luajtur kurrë deri tani.
Natyrisht, nuk munguan disa nga emrat si Zubimendi, Haverc, Gjëkeresh apo Ljuis-Skelli.
Tek penalltitë, portieri vendas Linç priti 11-metërshin e Bruno Gimareshit, i vetmi gabim gjatë serisë, duke siguruar kualifikimin historik.
Flitvud, ekip që është 84 vende poshtë Arsenalit në piramidën e futbollit anglez, arriti triumfin e madh dhe siguroi çerekfinalet, ndërsa shkon të dielën në fushën e Liverpulit në Premier Ligë, dhe mesjavën e ardhshme luan në fushën e Sllavias së Pragës në Champions.


