Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Imazhi i Shqipërisë është dëmtuar”/ Protesta, Nura: Bizneset kanë pësuar dëme si pasojë e dhunës

schedule23:33 - 27 Tetor, 2026

schedule 23:33 - 27 Tetor, 2026

Analisti Artur Nura thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka rol në dhunën në protestat në kryeqytet.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë’ në ABC News, Nura u shpreh se imzhi i Shqipërisë është dëmtuar.

Sipas Nurës, bizneset kanë pësuar dëme si pasojë e dhunës.



“Kur flasim për situatën e dhunshme, zoti Berisha, ka rol partia e tij. Organizimet në vendet e tjera bëhet nga forcat e majta. Edhe në Shqipëri, gjithçka është e organizuar në rrjetet sociale, koordinohen veprimet e dhunshme. Duhet të zbulohet truri. Pastaj nuk ka Berishë që ta ngrejë situatën. Rasti i PD është domethënës, është si i mbyturi që kapet kudo që mundet. Dëmi është bërë. Ka edhe një dëmtim të imazhit të Shqipërisë. Kush është pas maskave, kush është pas atyre që bëjnë dhunë. Kemi parë grupe të organizuara, të trajnuara për t’u përballur. Këtu kemi të bëjmë me luftë hibride”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!