Harry Kane fitoi “Topin e Artë” në një garë të fortë dhe të vendosur vetëm në ditët e fundit përpara ceremonisë së zhvilluar në Londër.
Zbulimi vjen nga kryeredaktori i “France Football”, i cili është shprehur se diferenca mes sulmuesit të Bayern Munich dhe atij të Real Madrid ishte shumë e vogël.
“Gara mes Kejn dhe Mbape ishte jashtëzakonisht e ngushtë. Diferenca ishte edhe më e vogël se ajo mes Rodrit dhe Vinicius në vitin 2024. Mbape kryesoi për një kohë të gjatë, por në fund triumfoi Kejn. Beteja për vendin e parë mes Herri Kejn dhe Kilian Mbape ishte jashtëzakonisht e ndezur këtë vit”, ka thënë drejtuesi i revistës që jep edhe trofeun.
Gazetari ka shpjeguar edhe zhgënjimin e pritshërive në lidhje me Lamine Yamal, që duhej të kënaqej vetëm me trofeun e lojtarit të ri më të mirë. Sipas tij, ëndrra e talentit të Barcelonës për “Topin e Artë 2026”, u shua nga shokët e tij të ekipit të klubit dhe kombëtares.
“Votat u ndanë mes Rodrit dhe Lamin Jamal. Mendoj se Rodri i mori vota Jamal në këtë proces. Pati një shpërndarje të votave mes lojtarëve spanjollë pasi në Botëror, Spanja u dallua si një grup i bashkuar. Kjo është arsyeja pse ishte e vështirë të veçohej një performancë individuale mbi të tjerat”, ishte analiza e kryeredaktorit të “France Football”./abcnews.al


