Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dhuna në protestë nga ‘grupi i zjarrit’ të Berishës”/ Beqiri: SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Saliut

schedule08:46 - 27 Tetor, 2026

schedule 08:46 - 27 Tetor, 2026

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi protestat. Gjatë intervistat ai u shpreh se dhuna është krijuar nga ‘grupi i zjarrit” të kreut të PD Sali Berisha.

Ai u ndal edhe te pedagogët që morën pjesë në protestë, duke thënë se pedagogët e protestës janë me teserën e Berishës në xhep.

Beqiri u shpreh se protestat nuk përfaqësojnë një lëvizje të mirëfilltë studentore, por sipas tij, janë të ndikuara nga grupet politike të lidhura me Berishën.



Ai shtoi se kreu i PD-së po përdor aktet e dhunës për t’u paraqitur si faktor i rëndësishëm politik përpara ndërkombëtarëve.

Avokati komentoi edhe shkuljen e pllakës përkujtimore të Ziver Veizit, i cili humbi jetën gjatë ngjarjeve të 21 janarit 2011. Sipas Beqirit, ky veprim lidhet me qëndrimin e Berishës ndaj atyre ngjarjeve, duke e bërë përgjegjës politik për vrasjet e 21 janarit.

“Një lëvizje studentore nuk mund të ndërtohet me 100 apo 1 000 persona. Në të gjithë Shqipërinë, përfshirë Tiranën, Gjirokastrën dhe Shkodrën, numri i studentëve që kanë marrë pjesë është shumë i kufizuar. Sot kemi edhe disa persona që paraqiten si intelektualë të pavarur, akademikë apo avokatë, të cilët kanë bërë kallëzim penal duke kërkuar që prokuroria të hetojë dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve. Disa media i kanë paraqitur si shkencëtarë, akademikë dhe profesorë të pavarur. Por, kur sheh listën e personave që kanë mbajtur fjalime, sipas meje, ata janë të lidhur me Sali Berishën. Disa thonë se janë të pavarur, por kur kontrollon profilet dhe qëndrimet e tyre, sheh se mbështesin parti të caktuara politike. Kallëzimin penal mund ta bësh, por, nëse je vërtet i pavarur, duhet të kërkosh hetimin e të gjitha akteve të dhunës. Nuk duhet të denoncosh vetëm dhunën e policisë ndaj protestuesve, por edhe aktet e atyre që dogjën dhe shkatërruan institucionet shtetërore, bizneset dhe pronat e qytetarëve, që grabitën bankomatet dhe sulmuan policinë. Duhet të kërkosh hetim edhe për këto veprime.

Nëse je avokat apo intelektual i pavarur, duhet ta shohësh të vërtetën në të gjitha anët. Për sa kohë që këta pedagogë, avokatë dhe intelektualë që paraqiten si të pavarur janë të lidhur me Partinë Demokratike, kjo tregon se Berisha ka ndikim të madh edhe në këto qarqe. Në fakt, ai është bërë një lloj dekani i juristëve shqiptarë. Në Fakultetin e Drejtësisë mund të ketë një dekan zyrtar, por, sipas meje, ndikimin real e ka Argita Berisha, e cila formëson një pjesë të juristëve që më pas bëhen palë me Partinë Demokratike dhe harrojnë se janë në shërbim të shtetit shqiptar. Problemi është se vendi ka mbetur pa opozitë të mirëfilltë. Opozita që përfaqëson Sali Berisha, sipas meje, ka vdekur politikisht. Ata që kanë pasur një nivel intelektual brenda Partisë Demokratike kanë nisur gradualisht të distancohen dhe janë përpjekur të krijojnë një lëvizje të re me Lulzim Bashën. Por, kur Basha ia ktheu sërish partinë Berishës, këta persona mbetën pa një alternativë të qartë. Tani shfaqen në studio televizive, përpiqen të distancohen nga Berisha, por vazhdojnë të ndjekin linjën e tij dhe të sulmojnë qeverisjen aktuale”, tha ai.

Gjatë intervistës, Beqiri ngriti akuza edhe ndaj SPAK-ut dhe sistemit të drejtësisë, duke pretenduar se institucionet nuk po përmbushin siç duhet detyrimet e tyre ligjore. Sipas tij, hetimet duhet të shtrihen jo vetëm te personat e arrestuar gjatë protestës, por edhe te organizatorët, financuesit dhe nxitësit e mundshëm të akteve të dhunshme.

“SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Berishës”, u shpreh Beqiri, duke pretenduar se hetimet ndaj çështjeve që lidhen me ish-qeverisjet e Berishës nuk kanë përparuar sa duhet. Ai përmendi edhe çështjen e kompleksit “Partizani” dhe ngjarjet e 21 janarit, për të cilat kërkoi hetime të plota.

“Sipas meje, Sali Berisha është përgjegjës për vrasjet e 21 janarit dhe nuk mund të pajtohet me faktin që viktimat përkujtohen si dëshmorë të atdheut. Për këtë arsye, ai i nxit njerëzit e tij të sulmojnë edhe pllakat përkujtimore. Megjithatë, pllakat do të rivendosen. Për mua, ky veprim është një tjetër dëshmi e qëndrimit të tij ndaj ngjarjeve të 21 janarit. Problemi është se në Shqipëri pushteti gjyqësor nuk po e përmbush siç duhet rolin e tij. Në vend që të jetë garant i Kushtetutës dhe i Kodit Penal, sipas meje, ai është bërë pjesë e lojës politike. SPAK-u duhet të merret me të gjitha krimet e pretenduara, përfshirë ato që lidhen me qeverisjet e mëparshme të Sali Berishës dhe me vrasjet e 21 janarit. Deri tani, përveç çështjes së kompleksit Partizani, shumë çështje të tjera nuk kanë përfunduar në gjykim, pavarësisht hetimeve.

Edhe në rastin e protestave të fundit, prokuroria duhet të hetojë jo vetëm plagosjen e protestuesve, por edhe personat që dogjën dhe shkatërruan pronat publike e private, sulmuan policinë dhe kryen grabitje. Duhet të zbardhet se kush e plagosi personin që humbi shikimin apo pësoi dëmtime në sy dhe të përcaktohet përgjegjësia për këtë ngjarje. Kushdo që ka kryer një vepër penale duhet të marrë dënimin e merituar”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!