Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SHBA e dinte për lëvizjen Antifa, e shpalli ‘terroriste’”, Karamuço: Disa prej figurave të ‘Flamingove’, me simbolet e Antifas…

schedule20:59 - 26 Tetor, 2026

schedule 20:59 - 26 Tetor, 2026

Eksperti Ervin Karamuço tha se shteti prej disa muajsh kishte pasur informacione për përgatitjen e zhvillimeve të fundit dhe se Departamenti Amerikan i Shtetit kishte kërkuar nisjen e hetimeve.

Karamuço iu referua një kabllogrami diplomatik, që sipas tij u ishte dërguar 20 vendeve, ku ngriheshin dyshime për financime që mund të destabilizonin shtetet, duke synuar bankat dhe bizneset.

Sipas Karamuços, financimet kishin nisur që kur protestat ishin paqësore, ndërsa ai përmendi edhe disa figura që, sipas tij, në vitin 2022 kishin publikuar simbole të Antifas në faqet e tyre.



“Kryeministri, tha që e dinim prej disa muajsh që po përgatitej, i thanë DASH: fillo heto. Kabllogram që u vajti vetëm 20 vendeve ku Amerika dyshon se financimet do të destabilizonin vendet, duke synuar bankat, bizneset.

Ky ishte alarmi i madh, që një rrjet të madh OJF-sh e klasifikuan organizatë terroriste. Këtu kishte filluar financimi dhe do të kishte përshkallëzim të gjësë që ishte paqësore. Disa prej figurave që në 2022 nxirrnin në faqen e tyre simbolet e Antifas.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!