Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në Serbi, 300 mijë protestues nuk thyen një xham. Ky është leksion demokracie”, Karamuço: Duan ndryshim qeverie? Të organizohen!

schedule20:49 - 26 Tetor, 2026

schedule 20:49 - 26 Tetor, 2026

Eksperti Ervin Karamuço ka krahasuar protestat në Serbi me ato në Shqipëri, duke theksuar se, pavarësisht dhunës ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë dy viteve, nuk u sulmuan banka, komisariate apo xhami.

Sipas Karamuços, në protestën ku morën pjesë 300 mijë persona, nuk u përdor as një pajisje me mikrovalë, dhe se në Serbi u shmang lufta civile. Kjo sipas tij, përbën një leksion demokracie.

“Në dy vjet në Serbi, pati dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve, por nuk u sulmua asnjë bankë, asnjë komisariat, asnjë xham. Në Serbi kanë edhe një aparaturë për goditje me mikrovalë dhe nuk u nxor.



Në shesh ishin 300 mijë veta. Me mikrovalë është sikur je brenda një mikrovale dhe përjeton nxehtësi. E evituan luftën civile. Ky është leksion demokracie. Ne vijojmë me molotovë. Nëse duan ndryshim qeverisjeje, të organizohen, por jo kështu.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!