Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha e do, por edhe e ka frikë protestën”/ Minxhozi: Kur ishte paqësore, e eleminoi PD si prezencë në territor

schedule21:02 - 26 Tetor, 2026

schedule 21:02 - 26 Tetor, 2026

Analisti Skënder Minxhozi thotë se marrëdhënia e PD dhe kreut të saj, Sali Berisha me protestën është shumë komplekse.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Berisha e do, por edhe e ka frikë protestën.

Sipas Minxhozit, protesta paqësore e flamingove, e eleminoi PD si prezencë në territor. Analisti shtoi se kushdo që ka protestuar dhunshëm dhe ka shkatërruar qytetin, duhet të ndëshkohet nga drejtësia.



“Marrëdhënia e Berishës, e PD me këtë protestë është shumë komplekse. Sepse natyrisht që ai miklohet shumë nga ideja, që unë vetë nuk ia dal ta rrëzoj këtë qeveri, dhe kushdo që më jep një dorë, duhet të jetë aleati im. Ky është aspekti pozitiv i tij ndaj kësaj proteste. Ai, jo  vetëm e do këtë protestë, por edhe e ka frikë. Në fillim kishte pamjen e diçkaje trasversale, si e tillë, opozita, hymë te ana e errët që ka opozita ndaj kësaj proteste, në fillim i mori komplet fushën. Protesta si e tillë, në fillimet e saj, PD e eleminoi si prezencë në territorin dhe ia mori komplet interesin. Me këtë që ka ndodhur në Tiranë, kushdo që ka shkelur ligjin, në djegien e rrugëve të qytetit, biznesit, pasurisë private dhe publike, gjithë dramën që ka shkaktuar në këtë ambient. Është e zeza në të bardhë. Ke të drejtë të protestosh, deri kur nuk shkel ndonjë nen të kodit penal. Nëse shkel, ti duhet të dënohesh. Nëse duam të bëjmë drejtësi, krahas protestës, të gjithë e marrim me mend se çfarë po ndodh, ky shtet sado i dobët dhe i trillosur në fillim nga goditja që mori, unë mendoj se këto ditët e fundit, në raport me protestën, ka pasur një qasje më realiste, më taktike dhe më të ftohtë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!