Analisti Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke i krahasuar kërkesat e tyre me ato të protestave në Serbi.
Sipas Lamit, ndonëse në të dyja vendet protestat kanë karakter politik, ndryshe nga lëvizjet në vende të tjera të Europës, ku dominojnë kërkesat ekonomike, deri më tani pjesëmarrja në shesh nuk ka përmbushur pritshmëritë.
Ai vuri në dukje edhe rolin e Partisë Demokratike në protestat në Shqipëri, duke theksuar se, ndryshe nga modeli serb, ku partitë e vogla kishin rol mbështetës, PD-ja po tenton të përfshijë të gjithë lëvizjen politike.
“Miti që artikulon PS që janë 800 vota, që mund të krahasohet me Vuçiç tregon që elektorali nuk është i ngrirë. Protestat që janë sot, a ngjan me kalvarin e protestave në Serbi, më shumë ngjajnë me protestat në Europë, por kërkesat si në Shqipëri dhe në Serbi janë kërkesa politike, në Europë janë më shumë kërkesa ekonomike.
Sheshi tregon për një mossukses deri tani. Në Serbi ishin lokomotiva, partitë e vogla qëndronin si një lloj mbështetje, kurse në Shqipëri në vend që PD të jetë e distancuar, po tenton që të gjithë përfshihet dhe po kërkon të marrë të gjithë lëvizjen. Kurse partitë e vogla kanë tentuar gjithmonë”, tha Lami.


